Lojtari i Milanit i çuditur me Ibrahimovicin: Ka karakter interesant, më goditi në fytyrë

Lojtari i Milanit i çuditur me Ibrahimovicin: Ka karakter interesant, më goditi në fytyrë

Zlatan Ibrahimovic njihet për karakterin dhe për frymën e liderit që përçon brenda organikës së një skuadre.

Historitë e suedezit janë të shumta teksa sulmuesi i Milanit gjatë karrierës së tij është përfshirë edhe në zënka me shokët e skuadrë, por ka ditur gjithashtu edhe t’i mbështesë ata për t’u rritur profesionalisht.

Sigurisht, këtë Ibra e bën në mënyrën e tij dhe së fundmi ai që ka përfunduar nën “juridiksionin” e Zlatan ka qenë mesfushori Junior Messias.Për mesfushorin ekseperienca te Milan është kulmi i karrierës dhe për të përballuar presionin i është dashur një si Ibra. Mesfushori ka treguar se takimi i parë me suedezin ka ndodhur gjatë kohës së drekës me ekipin ndërsa shton se njëherë Zlatan e goditi me shkelm në fytyrë.

“Herën e parë që jam takuar me Ibrahimovic ishim duke drekuar me skuadrën. U afrua dhe më pyeti; Ti nuk flet shumë apo jo?, Bravo kështu më pëlqen sepse do të thotë se punon shumë dhe nuk merresh me fjalë. Por, Ibrën e njihni të gjithë. Njëherë më goditi me shkelm në fytyrë”, u shpreh Messias.

Shpërndaje në: