Lojtari i pensionuar zbulon të pathënat e karrierës: Gruaja ime kryente testet mjekësore për mua

Lojtari i pensionuar zbulon të pathënat e karrierës: Gruaja ime kryente testet mjekësore për mua

Stefan Kiessling ka zbuluar mënyrën e tij unike për të kaluar testet e tij të fizikut para sezonit – gruaja e tij i bënte ato.

Është një shembull interesant – lojtari i Bayer Leverkusen, i cili u tërhoq nga futbolli në fund të sezonit të kaluar, aktualisht është duke punuar si ndihmës i drejtorit sportiv Rudi Voller, përcjell Periskopi.

Ish sulmuesi Kiessling kaloi 12 vite në Leverkusen, duke shënuar 131 gola në 342 paraqitje.

Stefan Kiessling has revealed his unique method of making sure he passed pre-season testing

Dhe tani ai ka zbuluar se gruaja e tij Norina meriton një atribuoim të konsiderueshëm për karrierën e tij të suksesshme.

”Unë kurrë nuk kam bërë 100 për qind të ushtrimeve në periudhat e përgatitjes, jo një herë”, tha ai për Sport Bild. ”Ju do jeni para një monitori të shkallës së zemrës në të cilën të gjitha vrapimet ruhen”.

”Dhe meqë gruaja ime është atlete, ajo bëri disa gjëra për mua para syve të mi”.

Dhe Kiessling këmbënguli se ai nuk ishte kapur kurrë për mashtrimin, për shkak të aftësisë atletike të gruas së tij: ”Ajo e bëri atë aq mirë sa askush nuk e vuri re”. /Periskopi

 

Shpërndaje në: