Lojtari i Real Madridit rrezikon burgun pasi theu karantinën

Lojtari i Real Madridit rrezikon burgun pasi theu karantinën

Sulmuesi i Real Madridit, Sergio Diaz po përballet me rrezikun e burgosjes pasi u kap si pjesë e një operacioni, në shtëpinë e një bashkëlojtari te Kombëtarja.

Diaz, i huazuar te Cerro Porteno – klub nga Paraguai – u gjet nga policia në shtëpi të bashkëlojtarit, Sebastian Ferreira pasi prokurorja, Laura Romero udhëhoqi një operacion për shkak të dyshimeve për një mbledhje, transmeton Periskopi.

Disa lojarë ishin në mesin e atyre që u përfshin në një ndeshje të volejbollit, sipas një videoje të siguruar nga “ABC”, me fqinjtë që kishin njoftuar policinë për ahengje të vazhdueshme që nga marsi.

Diaz tash pritet të intervistohet nga policia. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: