Lojtari i Villarrealit për Yamalin: Ai më shikoi dhe unë hoqa dorë, s’dua të përfundojë në TikTok

Lojtari i Villarrealit, Pape Gueye, është bërë lojtari i fundit që flet me entuziazëm për yllin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal.
Senegalezi u shfaq në fushë gjatë pjesës së dytë të ndhjes midis “nëndetëses së verdhë” dhe katalanasve dhe pas ndeshjes ndau mendimin e tij për Yamalin.
“Djema, Lamin Yamal është vërtet i mirë. Në një moment ai më pa drejt e në sy dhe unë thashë, ‘Hej, nuk dua të përfundoj në një video në TikTok’. Unë hoqa dorë menjëherë. Dua një fund të qetë të sezonit”, tha Gueye duke qeshur.
Kujtojmë se Villarreal fitoi dje ndaj Barçës dhe siguroi kualifikimin në Champions League.