Lojtari, sulmuesi dhe portieri më i mirë në Kupën e Konfederatave

Lojtari, sulmuesi dhe portieri më i mirë në Kupën e Konfederatave

Janë zgjedhur lojtari, golashënuesi dhe portieri më i mirë i Kupës së Konfederatave

Pas përfundimit të Kupës së Konfederatave, ku Gjermania mposhti Kilin 1:0 dhe u shpall kampione, u përzgjidhen më të mirët e kësaj gare.

Kapiteni i Gjermanisë, Julian Draxler është shpallur lojtari më i mirë i Kupës së Konfederatave ‘Rusia 2017’.

Ai me paraqitjet e tij fantastike ka drejtuar Gjermaninë drejt triumfit historik, pasi ishte i pari në histori të kësaj gare.

Portieri më i mirë është zgjedhur portieri i Kilit, Claudio Bravo, që ndihmoi skuadrën e tij të arrinte deri në finale, falë tre penalltive të pritura në ndeshjen ndaj Portugalisë.

Ndërsa, golashënuesi më i mirë ishte gjermani Timo Werner që shënoi tre gola, aq sa edhe dy bashkëlojtarët tjerë Leon Groetzka dhe Lars Stindl.

Ai këtë çmim e mori fal minutazhës më të vogël.

Shpërndaje në: