Lokaj mesazh për klubet: Harroni transferimet nga Shqipëria, investoni në gjeneratat e reja

Lokaj mesazh për klubet: Harroni transferimet nga Shqipëria, investoni në gjeneratat e reja

Pandema koronavirus ka kapluar gjithë botën, duke mos e lënë pa prekur edhe atë të sportit.

Shumë skuadra po përballen me problem ekonomike dhe, në problem të tillë po e kanë edhe skuadrat e futbollit në Kosovë.

Kështu në një debat televiziv, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se, ‘Nëse Federata e Futbollit nuk i ndan 3 milion euro për futbollin atëherë kot i kthehemi futbollit’.

Për këtë ka reaguar edhe opininisti i Periskopit, Andin Lokaj, duke thënë: “Nuk e besoj që Uefa do të ndaj fonde për klubet në Evropë, e lërë më te ne. Uefa investon në punë dhe projekte të ndryshme për gjenerata të reja.

“Si çdo situatë tjetër tragjike edhe ky rasti me Covid 19 zbulon gjëra pozitive, andaj klubet tona duhet të fillojnë të mendojnë që së paku gjysmën e shpenzimeve që po arritkan deri në 1 milionë euro për sezon, t’i shpenzojnë në punë intensive me gjeneratat e reja, e jo të paguajnë lojtarë të klasit të dytë të cilët kryesisht po vijnë nga Shqipëria e të cilat në fund të fundit nuk po bëjnë kurrëfarë impakti në futbollin tonë.

Pra klube shpenzoni në të ardhmen më shumë në talentët e qyteteve tuaja e jo në transferime të kota nga jashtë të cilat nuk po kanë sukses pothuajse asnjeherë”. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: