Lokaj zbulon profilin e trajnerit që mund ta kualifikojë Kosovën në Euro 2024

Lokaj zbulon profilin e trajnerit që mund ta kualifikojë Kosovën në Euro 2024

Debati i ri i hapur për çështjen se kush duhet të bëhet trajner i kombëtares së Kosovës po zgjon interesimin e të gjithëve. Një koment tjetër për këtë çështje ka dhënë edhe komentatori i njohur i sportit, Andin Lokaj.

Lokaj konsideron se Kosova duhet të zgjedh për trajner një profil që preferon të aplikojë lojë ofensive, sigurisht, për faktin se kombëtarja jonë ka në fondin e saj lojtarë që e bëjnë më mirë atë punë.

Felix Magath është një nga emrat e përmendur shumë, por që akoma nuk dihet diçka konkrete për të. Opinionisti i Periskopit, Lokaj e favorizon gjermanin, por thotë se nëse ai nuk zgjedhet, duhet dikush që aplikon lojë ofensive dhe që është i aftë të bëjë historinë me kualifikim në Euro 2024.

“Nëse jo Magath, atëherë do të duhet të vijë një trajner i cili aplikon futboll ofensivë dhe besoj që kryetari Ademi e di më së miri se çka i duhet Kombëtares për të arritur qëllimin historik, e ai është kualifikimi për në Euro 2024”, ka thënë Lokaj për Periskopin.

Lokaj është optimist se me emërimin e trajnerit të ri, edhe paraqitjet e Kosovës do të shkojnë në një nivel tjetër.

“Ka ardhë momenti që Kosova të ngritët në një nivel tjetër dhe personalisht besoj fuqishëm që do të ndodh një gjë e tillë dhe do të përjetojmë ditën e madhe për futbollin kosovar”, shtoi komentatori i njohur i sportit.

Felix Magath është një nga emrat që përmendet si mundësi për stolin, anash Alexander Frei e Gliha. Spekulime të tjera përfshijnë edhe emra si Zenga e De Biasi. /Periskopi/

Shpërndaje në: