Londra është e kaltër: Chelsea mposht pa shumë probleme Tottenhamin

Londra është e kaltër: Chelsea mposht pa shumë probleme Tottenhamin

Chelsea ka marrë një fitore pa telashe ndaj Tottenham Hotspur.

Derbi i Londrës i ka takuar ‘Bluve’, të cilët kanë shënuar fitore me rezultatin 2:0.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi pa gola, me një festim të Harry Kane që u ndërpre për një faull në sulm.

Pjesa e dytë nisi shumë mirë për Chelsea, të cilët gjetën golin me anë të marokenit Hakim Ziyech. Ylli i ‘Bluve’ shënoi në minutën e 47’. Goli i tij lehtë mund të nominohet për golin e vitit.

Për t’i dhënë fund dilemës së fituesit u përkujdes Thiago Silva, i cili shënoi në minutën e 55’.

Këto tri pikë e çojnë Chelsea në kuotën e 47 pikëve për pozitën e tretë, derisa Tottenham mbetet në pozitën e shtatë me 36 pikë, dy më pak sesa United që mbanë pozitën e katërt.

Shpërndaje në: