Loredana flet për herë të parë për Mozzik pas ribashkimit

Loredana flet për herë të parë për Mozzik pas ribashkimit

Loredana: “Mozzik është më i miri”.

Prej më shumë se një viti Loredana dhe Mozzik kanë qenë kryefjala e mediave të ndryshme jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj, ku këngëtarja është akuzuar në Zvicër për një zhvatje parash, po ashtu edhe për ndarjen e tyre.

Këto muajt e fundit ata janë përfolur për një ribashkim mes tyre teksa janë parë të shoqëruar së bashku jo vetëm në Gjermani por edhe në udhetimin që bënë së bashku për në Kosovë.

Së fundmi, pas lajmeve të ribashkimit mes tyre këngëtarja ka folur për herë të parë teksa ajo ndodhej live në llogarinë e saj Tik Tok. “Ku është Mozzik?”- ka qenë një nga pyetjet e fansave “Mozzik është më i miri. Para se të realizoja videon ‘live’ fola me të”- është përgjigjur këngëtarja.

Shpërndaje në: