Loriana Kuka shkon në finale të Lojërave Mesdhetare, ia siguron një tjetër medalje Kosovës

Periskopi.com Sporti

Loriana Kuka është kualifikuar në finale të Lojërave Mesdhetare.

Xhudistja kosovare e mposhti në gjysmëfinale garuesen kroate, Petrunjela Pavic me ippon në një meç të stërzgjatur.

Kështu, Loriana e siguroi medaljen e argjendtë, ndërsa në finale do ta kërkojë të artën pasi të përballet me francezen Chloe Buttigieg.

Paraprakisht, Loriana e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e kishte mundur turken Nurcan Yilmaz për të shkuar direkt në gjysmëfinale.

Kështu, Kosova e siguroi medaljen e gjashtë në “Oran 2022”, pesë prej tyre vetëm në sportin e xhudos.

Xhudisti Shpat Zekaj ndërkohë nuk arriti të fitojë medalje sot.