Lotari e ‘çmendur’: Një miliard dollarë jackpoti, vërshojnë njerëzit në ShBA për të marrë pjesë

Lotari e ‘çmendur’: Një miliard dollarë jackpoti, vërshojnë njerëzit në ShBA për të marrë pjesë

Shanset për të fituar lotarinë e “çmendur” të kësaj jave në SHBA janë më pak se një në 300 milionë,  por kjo nuk i ka penguar aspak njerëzit të marrin pjesë në të.

Një dyqan pranë Los Anxhelosit pa t`i rriten ndjeshëm fitimet me një numër të madh klientësh që shpresojnë të kenë pak fat dhe fitojnë jackpotin e paimagjinueshëm prej 1 miliard dollarësh.

“Ky dyqan është me fat, ndaj shpresoj që të më kalojë dhe mua ca nga fati i tij”, tha  klienti Vish Josai.

“Erdha posaçërisht në këtë dyqan sepse e di që fituesi i mëparshëm, këtu e pati blerë biletën”, tha Edward Tien, klient.

“Përpara disa vitesh, dikush fitoi këtu një shumë tepër të madhe parash. Unë për shume pak e humba atëherë biletën fituese, vetem për një numër që e ndryshova sepse po merresha me fëmijët”, tha Darla Jones.

“Rastisa këtu dhe thashë, hajde ta provoj një herë. Unë jam besimtar, ku i dihet? Do të doja të fitoja që t`i tregoja botës se pak para mund të ndryshojnë jetët e shumë njerëzve”, tha Fernando Alanis, turist meksikan.

Në fakt, pak para nuk janë sepse çmimi për shortin është 1.02 miliardë dollarë. Janarin e 2016-tës, një biletë e tillë fituese u nda mes tre personave, që kishin zgjedhur 6 numrat e duhur.

Për pronarin e dyqanit, ai episod shënoi një pikë kthese sepse që atëherë, njerëzit vërshojnë të blejnë bileta atje me shpresën se në këtë mënyrë, edhe atyre do t`u buzëqeshë fati./tch

Shpërndaje në: