Lotët mund të vrasin deri në 95% të baktereve, kur të mësoni efektet pozitive të të qarës nuk do e mbani më kurrë veten

Lotët mund të vrasin deri në 95% të baktereve, kur të mësoni efektet pozitive të të qarës nuk do e mbani më kurrë veten

E mbani mend herën e fundit që keni derdhur lot? Mund të ketë qenë afër, ose nuk e mbani mend, kjo sipas perceptimit që keni për të qarën. Shumë njerëz e marrin si shenjë dobësie këtë emocion, por sipas psikologëve duket të jetë një gabim i madh.  Përballja me emocionet tuaja në të vërtetë kërkon forcë. Nëse në një situatë të caktuar ndjeni si lotët ju mblidhen, mos i mbani ! Qani dhe nuk e besoni se çfarë të mirash i vijnë organizmit nga lotët e sinqertë (nuk po flasim për ato të krokodilit)

Lotët i mbajnë të pastër sytë tuaj

Pasi të qani ju do të shihni më qartë (e kjo në kuptimin e parë). Kjo është për shkak se lotët lubrifikojnë kokërdhokët e syve dhe kanalin e lotit. Por më e rëndësishmja, e qara ndihmon në hidratimin e mukozës. Nëse filloni të ndjeni se sytë tuaj janë të thatë, mund t’ju lindin probleme me shikimin, ndaj zgjidhja më e shpejtë është të shihni një film dramatik.

Të qarat ndihmojnë të luftoni ftohjen

Besojeni apo jo, kur sytë tuaj prodhojnë lot, ato ju ndihmojnë të  luftoni viruset dhe bakteret, veçanërisht në zonën përreth syve (përgjegjëse për shfaqjen  e bycave). Çdo ditë, ne jemi në kontakt me  lloje të ndryshme të patogjeneve që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tonë. Kur shkoni në vende publike, si në dyqanet ushqimore, sa herë që përdorni karrocat e blerjeve ose kur përdorni një banjo publike dhe prekni lavamanin, mund t’i prekni sytë pa ditur se duart tuaja janë plot me baktere ose viruse. Lotët shërbejnë si një dezinfektues sepse ato përmbajnë lizozimë, e cila është aq e fuqishme sa mund të vrasë deri në 95% të baktereve në më pak se 10 minuta.

Lotët e trishtimit mund të largojnë toksinat

Mund të duket e pabesueshme por përbëja e lotëve ndryshon në varësi të situatës. Krahasuar me lotët që prodhohen kur qëroni një qepë për shembull, lotët shkaktuar nga një zënkë apo situatë e trishtuar  përmbajnë shumë derivate të toksinave. Pra, kur qani, i eliminoni ato nga trupi juaj. Siç mund ta shihni, e qara është thuajse si një terapi natyrale që nuk ju kushton asgjë. /Living

Shpërndaje në: