Lu: Qeveritë Rama dhe Berisha, probleme me narkotrafikun

Lu: Qeveritë Rama dhe Berisha, probleme me narkotrafikun

Ambasadori amerikan Donald Lu, në një takim me studentët e Fakultetit të Gazetarisë ka deklaruar se segmente të politikës, në rang qendror e vendor, janë të lidhura me trafikun e narkotikëve.

“Ne e dimë që ka anëtarë të Parlamentit dhe drejtues bashkish të lidhur me trafikun. Si qeveria aktuale dhe ajo e kaluar kanë pasur probleme me trafikun e drogës”, ka deklaruar Lu.

Këto deklarata Lu i ka bërë në një takim me studentët e Fakultetit të Gazetarisë, me të cilët ka bashkëbiseduar mbi zhvillimet e fundit në vend.

“Shtetet e Bashkuara kanë nxitur qeverinë e Shqipërisë në luftën kundër trafikut të narkotikëve. Megjithatë, ne si komunitet ndërkombëtar duhet të bëjmë më shumë për këtë problem”, ka shtuar Lu.

Në këtë aspekt, diplomati amerikan ka vlerësuar mbështetjen që ka dhënë Guardia di Finanza në eliminimin e kanabisit.

Shpërndaje në: