Luan Krasniqi flet para duelit Fury-Wilder, zgjedh favoritin

Luan Krasniqi flet para duelit Fury-Wilder, zgjedh favoritin

Një nga boksierët më të mirë shqiptarë, Luan Krasniqi, ka folur rreth duelit të madh që zhvillohet nesër mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury.

Krasniqi ka dhënë disa komente mbi atë se kush mund të shihet si favorit, dhe komentet e tij shkojnë pro Furyt.

Luan Krasniqi e sheh britanikun si boksierin më të kompletuar nga të gjithë të tjerët në peshat e rënda.

“Fury është i favorit për mua, ai është më i kompletuar nga të gjithë boksierët e peshave të rënda”.

“Pyetja është: A është ai i përgatitur fizikisht dhe mendërisht, ashtu siç kërkon një luftë e tillë? Nëse është kështu ai do të fitojë”, ka thënë Luan Krasniqi.

Fury dhe Wilder do të përballen më 9 tetor. Në dy duelet paraprake, njërin e ndanin baras, kurse në të fundit fitonte Fury. /Periskopi/

Shpërndaje në: