Luana pozon e veshur me tesha kombëtare: Zot i kam sytë e lutjet nga ti, bekoje Shqipërinë e shqiptarët

Luana pozon e veshur me tesha kombëtare: Zot i kam sytë e lutjet nga ti, bekoje Shqipërinë e shqiptarët

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat dhe fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria apo sekuenca nga emisioni i saj argëtues.

Në fotografinë e fundit të publikuar në rrjetin social Instagram, Luana u shfaq e veshur me tesha kombëtare, në emisionin e realizuar në javën e ditës së flamurit, por që nuk u transmetua për shkak të tragjedisë.

Në mbishkrimin e kësaj fotografie, Luana Vjollca shkroi një mesazh bekimi ndaj shqiptarëve, të cilët kaluan një javë shumë të vështirë.

“Zot i kam sytë e lutjet nga ti…Bekoje Shqipërinë e shqiptarët ! (Fotografi e realizuar më datë 21 nëntor për xhirimet e emisionit festiv të 28-29 nëntorit”, shkroi bukuroshja Vjollca në mbishkrimin e fotografisë.

E njëjta ka marrë pëlqime dhe komente të shumta, referuar dukjes së saj tërheqëse në veshje me motive kombëtare.

https://www.instagram.com/p/B5qQp40ngJk/?utm_source=ig_web_button_share_sheet

Shpërndaje në: