Lufta 100 milionëshe mes Mourinhos dhe Guardiolas (Video)

Lufta 100 milionëshe mes Mourinhos dhe Guardiolas (Video)

Një gabim në finale, mund të bëjë që Manchester United të humb të drejtën të luaj në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm, por pavarësisht kësaj, kjo nuk po e pengon Jose Mourinhon që të mendojë për përforcime.

Manchester United prej kohësh janë të lidhur me Antoine Griezmaninn dhe James Rodriguezin.

Por Jose Mourinho nuk dëshiron të ndalet me kaq, pasi ka përgatitur 100 milionë euro për dy bashkëvendësit e tij të Sporting Lisbonës, Willian Carvalho dhe Gelson Martins.

Për t’i siguruar shërbimet e këtyre dy futbollistëve, Unitedit i duhet ta fitojë garën me rivalët e Manchester Cityt, që janë të gatshëm të ofrojnë shumë të njëjtë për dy yjet e Sportingut./Lajmi.net/

Shpërndaje në: