Lufta e Re e Donald Trumpit

Lufta e Re e Donald Trumpit

Rrënja e problemit, është përpjekja e administratës së Trump për të përshkallëzuar përballjen në një pjesë të botës, që dëshpërimisht ka më pak nevojë për të. Nëse demokratët fitojnë ndikim në Kongres në zgjedhjet e kësaj vjeshte, ky është synimi që ata duhet të kenë prioritet

Shumë njerëz në Uashington, janë zemëruar me sjelljen e administratës Trump ndaj Arabisë Saudite. Ata janë të zemëruar me përpjekjet e Donald Trumpit, për të shfajësuar princin e kurorës saudite Muhamed bin Salman për vrasjen e gazetarit Xhamal Kashogit. Zemërata, po përhapet edhe ndaj pjesëmarrjes së Amerikës në luftën që po zhvillon Riadi në Jemen, ku një bllokadë saudite ndaj portit kryesor të vendit, rrezikon të vdesë urie 8 milionë njerëz. Duke pasur parasysh se ushtria amerikane po siguron armë, inteligjencë dhe karburant për një fushatë bombardimi të sauditëve, të cilën Kombet e Bashkuara e quajnë një “krim lufte”, indinjata është disi e vonuar.

Dhe shumë e kufizuar. Mbështetja e administratës Trump ndaj barbarizmit saudit, është një simptomë. “Sëmundja”, është entuziazmi i saj për një Luftë të Re të Ftohtë në Lindjen e Mesme.
Kur vjen puna tek Lindja e Mesme, Trump dhe këshilltarët e tij të politikës së jashtme kanë një analizë të thjeshtë:Irani është problemi, dhe Arabia Saudite është pjesë e zgjidhjes.
Iranianët janë revolucionarë; sauditët janë të moderuar. Irani promovon kaosin; Arabia Saudite promovon stabilitetin. Irani sponsorizon terrorizmin; Arabia Saudite ndihmon në luftimin e tij. Irani, sipas fjalëve të Sekretarit të Shtetit Majk Pompeo, është një “regjim i jashtëligjshëm”.
Nga ana tjetër, Arabia Saudite thotë Trump, “ndan” qëllimin e Amerikës për të zhdukur ekstremizmin.
Kjo është e pakuptimtë. Arabia Saudite, dhe Irani janë që të dyja despotizma. Që të dyja destabilizojnë qeveritë, që kundërshtojnë dhe mbështetin ata që mbështesin. Në Jemen, Teherani po mbështet rebelët; në Siri, këtë punë po e bën Riadi. Që të dyja këto vende, mbështesin terrorizmin kur i përshtatet qëllimeve të tyre.

Irani është më thellësisht i implikuar në terrorizmin kundër Izraelit. Arabia Saudite është më e implikuar në terrorizmin kundër Shteteve të Bashkuara. Amerika, duhet të përpiqet të lehtësojë luftën e ftohtë të Iranit dhe Arabisë Saudite, që ka ushqyer luftërat e shëmtuara me prokurë, të cilat kanë shkatërruar Sirinë dhe Jemenin.

Në vend të kësaj, Trump po e ndez atë luftë. Dëshira e Trump për një luftë të ftohtë me Iranin, nënkupton refuzimin e tij për të ndëshkuar Arabinë Saudite për vrasjen e Kashogit. Kur justifikonte refuzimin e tij për të dënuar Riadin, Trump citon shpesh blerjet e armëve amerikane nga sauditët.
Por kjo është më ë paku një mjegullnajë. Arsyeja kryesore është se pa Arabinë Saudite, Amerika nuk mund të sillet ashpër ndaj Iranit. Siç njoftoi Dejvid Sanger javën e kaluar në “The Neë York Times”, zyrtarët e administratës Trump dhe ekspertët e jashtëm, thanë se pasojat e mundshme mbi një plan të përpunuar për të vënë nën presion të mëtejshëm iranianët, kanë dominuar diskutimet e brendshme, duke lënë në hije pasojat mbi atë që ndodhi me zotin Kashogi.

Për krahasim, thanë ata, për çështjen e kufizimit të shitjeve amerikane të armëve ndaj Arabisë Saudite, zoti Trump ka thënë se do të kërcënonte vendet e punës në SHBA. Si pjesë e “planit të Trump për të “shtrydhur iranianët”, Pompeo u zotua të përpiqet të bëjë të mundur që “importet globale të naftës bruto iraniane, të jenë thuajse zero”.

Por arritja e kësaj, pa rritur çmimet globale të naftës, synon të sigurojë që sauditët të ruajnë një normë të lartë të prodhimit. Pra, për të shkatërruar ekonominë e Iranit, administrata Trump duhet të qëndrojë në anën e mirë të Riadit, edhe nëse kjo do të thotë të ndihmosh familjen mbretërore të zhvillojë një luftë, që po vrasë fëmijët e Jemenit, apo gënjejë për vrasjen e gazetarëve sauditë.

Kjo është një kosto e entuziazmit, që ekziston në Amerikë për Luftën e Ftohtë. Por kjo është vetëm një pjesë e kostos. Qasja amerikane ndaj kësaj Lufte të Ftohtë, është gjithashtu e tmerrshme për popullin e Iranit. Sipas një studimi të vitit 2016 në revistën “Global Health”, sanksionet amerikane – të cilat e kanë penguar Iranin të importojë barna, ose lëndë të para për t’i prodhuar vetë ato – kanë lënë 6 milionë iranianë “pa asnjë qasje në trajtimin mjekësor themelor”.

Arkitekti i këtyre sanksioneve ishte Barak Obama, i cili nga viti 2010 e deri më 2012-ën, në koordinim me aleatët evropianë të Amerikës, e bëri pothuajse të pamundur që kompanitë iraniane të importononin ose eksportonin në Perëndim, apo të transferonin para nëpërmjet bankave perëndimore.

Megjithatë, Obama i pa këto sanksione si një hap afatshkurtër, për të bindur Teheranin të nënshkruante një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor. Pasi u nënshkrua marrëveshja, ai filloi t’i heqë ato. Ndërkohë Trump, është i vendosur të ri-vendosë sanksionet muajin e ardhshëm.

Dhe meqë s’ka një strategji të mundshme për të negociuar një marrëveshje të re bërthamore,
për të zëvendësuar atë që ai e ka braktisur, këto sanksione do të mbeten në vend për të ardhmen e parashikueshme.

Ata do të sjellin mjerime dhe vdekje për iranianët e zakonshëm. Ato gjithashtu do të dobësojnë opozitën demokratike të Iranit. Një hulumtim nga Dursun Peksen i Universitetit të Memfisit në SHBA, tregon se regjimet nën sanksione, bëhen më pak demokratike dhe më shumë brutale. Teksa burimet pakësohen, qeveritë autoritare ua japin ato mbështetësve të tyre, dhe ua mohojnë kundërshtarëve të tyre.

Profesionistët – të cilët janë thelbësorë për të zëvendësuar tiraninë me demokracinë liberale – emigrojnë. Goditjet nga sanksionet ushqejnë rrjetet kriminale, të cilat si në Irakun e Sadam Huseinit, mund të bëhen forca politike të frikshme dhe rezistente.

Të gjitha këto ndihmojnë për të shpjeguar, se përse disidentët iranianë, ata që Trump pretendon se i përkrah, kundërshtuan shumicën e sanksioneve që ai është i vendosur të rivendosë. Kjo është simetri i zymtë i strategjisë së Trumpit për Luftën e Ftohtë. Sjellja e tij ndaj Riadit, është e tmerrshme për sauditët si i ndjeri Kashogi, të cilët dëshirojnë demokracinë liberale.

Dhe lufta e tij ekonomike kundër Teheranit, është e tmerrshme për homologët e tyre, që duan demokraci liberale në Iran. Lufta e re e Ftohtë e Trump në Lindjen e Mesme, ngjall epokat më të shëmtuara të luftës së ftohtë të Amerikës kundër Bashkimit Sovjetik.

Nga vitet 1950 e deri në vitet 1980, Shtetet e Bashkuara përsëriten në mënyrë të ekzagjeruar kërcënimin nga lëvizjet dhe regjimet komuniste në botën në zhvillim, dhe shpikën dallimet morale midis kundërshtarëve tiranikë të Amerikës dhe aleatëve tiranikë të Amerikës, që në të vërtetë nuk ekzistonte.
Të fortifikuar nga këto mashtrime, presidentët e Luftës së Ftohtë, i ndihmuan autokratët pro-amerikanë të shtypnin popullin e tyre, duke shkatërruar ata që jetonin nën regjimet anti-amerikane që SHBA-ja i kundërshtonte. Në emër të anti-komunizmit, administrata e Lindon B.Xhonson mbështeti gjeneralin indonezian Suharto, teksa ai masakroi një milionë njerëz, dhe hodhi 7.5 milionë tonë bomba në Vietnam.

Në rrethinat e fshatit El Mozote, salvadoranët zhvarrosin akoma trupat e civilëve të vrarë nga ushtria e krahut të djathtë e El Salvadorit në fillim të viteve 1980, një krim që administrata Regan u përpoq të mbulonte, teksa njëkohësisht sabotonte portet e Nikaraguas së majtë.

Trump po i ringjall sot këto tradita të paligjshme. Kritikët e tij, nuk duhet të jenë të kënaqur me protestën ndaj vrasjes së Kashogit. Ata nuk duhet të jenë të kënaqur, as me dhënien fund të bashkëpunimit të SHBA-së në luftën që po zhvillohet në Jemen.

Rrënja e problemit, është përpjekja e administratës së Trump për të përshkallëzuar përballjen në një pjesë të botës, që dëshpërimisht ka më pak nevojë për të. Nëse demokratët fitojnë ndikim në Kongres në zgjedhjet e kësaj vjeshte, ky është synimi që ata duhet të kenë prioritet.

Shënim: Peter Beinart, është profesor i asociuar i gazetarisë dhe shkencave politike në Universitetin e Nju Jorkut.
Burimi: “The Atlanic”

 

Shpërndaje në: