Lufta kundër korrupsionit: Policia gjen tualet të larë me ari në shtëpinë e një polici trafiku

Lufta kundër korrupsionit: Policia gjen tualet të larë me ari në shtëpinë e një polici trafiku

Një tualet i prapuar në ar dhe një kuzhinë me gjësende të arta bashkë me gjëra tjera luksoze janë gjetur në një shtëpi të bastisur nga hetuesit rusë.

Komiteti Investigativ ka lëshuar një video të interierit ekstravagant të një rezistence të stërmadhe.

Koloneli Aleksei Safonov, kreu i policisë së trafikut në rajonin e Stavropolit jugor, ishte arrestuar bashkë me gjashtë persona tjerë, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Policia e trafikut raportohet se ka marrë ryshfet për lëshimin e lejeve false për bizneset.

Këto leje i mundësonin vozitësve që të kalonin përmes pikave kontrolluese të policisë të ngarkuar me drithëra të pautorizuar dhe materiale ndërtimore.

I akuzuari edne nuk ka komentuar për akuzat.

Forcat policosre në mbarë Kaukazin verior kanë qenë të përfshira në operacionin madhor anti-korrupsion. Janë bërë diku rreth 80 kërkime dhe janë konfiskuar sasi të jashtëzakonshme të keshit, dhe veturave luksoze.

Autoritetet ruse deklaruan se banda e policit Safonov kishte marrë ryshfet për kohë të gjatë.

Ai mund të dënohet deri në 15 vjet me burg nëse shpalle fajtor. /Periskopi

Shpërndaje në: