‘Lufta’ mes PSG-së dhe Real Madrid – “Vendimi është marrë”, Mbappe flet për të ardhmen e tij

‘Lufta’ mes PSG-së dhe Real Madrid – “Vendimi është marrë”, Mbappe flet për të ardhmen e tij

Kylian Mbappe ka thënë se e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij.

Sulmuesi francez nuk zbuloi më shumë, por tha se së shpejti do të tregojë për vendimin e tij.

“Nuk mund të them asgjë për të ardhmen time, por do ta dini shumë shpejt, është pothuajse e vendosur”, tha futbollisti i PSG-së.

“Ky nuk është momenti i duhur për të shpallur të ardhmen time, por po, po… vendimi im është pothuajse i përfunduar”, shtoi Mbappe.

E ardhmja e 23-vjeçarit është ende e paqartë, derisa nga Real Madridi janë të sigurt për nënshkrimin me ish-sulmuesin e Monacos.

Por, edhe oferta e përmirësuar e Paris Saint-Germainit për rinovim të kontratës raportohet se është ende në tavolinë.

Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë vendimi i Kylian Mbappes për të ardhmen e tij.

Shpërndaje në: