Lufta nuk e ka ndalur jetën në Kiev: Afër 6 mijë foshnje të lindura që nga shkurti

Lufta nuk e ka ndalur jetën në Kiev: Afër 6 mijë foshnje të lindura që nga shkurti

Rreth 9.800 njerëz janë martuar në kryeqytetin ukrainas qysh kur shpërtheu lufta me Rusinë në fund të muajit shkurt, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar ukrainas, që shtoi se 5.795 foshnje kanë lindur brenda kësaj periudhe- 3.053 djem dhe 2.742 vajza.

“Lufta po vazhdon, pavarësisht sesa e frikshme mund të tingëllojë. Çdo ditë, shteti agresor lanson raketa vdekjeprurëse ndaj Ukrainës, duke vrarë ukrainas paqësor dhe fëmijët e tyre. Pavarësisht kësaj, ne besojmë se fitorja është e jona sepse e vërteta është me ne”, thuhet në njoftim.

“E gjithë infrastruktura po funksionon sipas ligjit ushtarak. Për çdo ditë rrugët e kryeqytetit janë përplot jetë dhe çdo ditë në këtë vend ka lindje të reja”, u shpreh tutje ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: