Luftanija ruse pozicionohet përballë Shqipërisë

Periskopi.com Lajme

Tensioni nuk ka të ndalur. Flota e Rusisë ka dalë në det të hapur dhe qëllim i vetëm i saj është ta sfidojë Perëndimin.

Kudo në botë, nga Baltiku në Paqësor, gjatë javës së kaluar, fregata, nëndetëse e luftanije ruse, janë pozicionuar për të treguar angazhimin e Rusisë për të vijuar përballjen me NATO.

Dhe ky tregim force nga marina e Putin i është afruar shumë dhe brigjeve shqiptare. Analistët italianë shkruajnë se një prej njësive më të fuqishme detare të Rusisë, pikërisht luftanija “Varyag”, ka kaluar në detin Jon pranë Pulias, shkruan mediumi “A2”.

Ndërkohë, anija e dytë më e madhe ruse e luftës, pas “Moskvas” të mbytur në Ukrainë, është drejtuar për nga Adriatiku.

Në Mesdhe ndodhet edhe luftanija amerikane “Harry Truman”, që do të qëndrojë si pjesë e angazhimit të SHBA-së për të siguruar aleatët në rajon, aq sa do të vijojë luftën në Ukrainë./A2