Luftëtarët kurdë paralajmërojnë fillimin e fushatës për rimarrjen e Raqqa

Luftëtarët kurdë paralajmërojnë fillimin e fushatës për rimarrjen e Raqqa

Forcat Demokratike të Sirisë, një forcë kryesisht kurde e udhëhequr nga Njësitë e Mbrojtjes të Popullit Kurd (YPG), bënë paralajmërimin në një konferencë me gazetarë në qytetin sirian Ain Issa, në veri të Raqqas.

“Kemi marrë premtime ndërkombëtare për ofrimin e mbështetjes ushtarake për operacionin në Raqqa”, tha një komandant në një konferencë me gazetarë më 6 nëntor.

Njoftimi erdhi në kohën kur forcat qeveritare irakiane, të mbështetura nga sulmet ajrore të SHBA-së dhe luftëtarët kurdë Peshmerga, po zhvillojnë betejën për rimarrjen e qytetit të Mosulit në veri të Irakut nga ekstremistët.

SHBA-ja e cilëson milicinë YPG si forcën më efektive kundër militantëve IS në Siri. Por aleati i SHBA-së, Turqia e sheh grupin si një organizatë terroriste dhe ka thënë se nuk do ta pranojë një rol për kurdët në çlirimin e Raqqas.

 

Shpërndaje në: