“Luftëtarët në Azovstal janë ikona të trimërisë. Po mbrojnë civilizimin perëndimor”

“Luftëtarët në Azovstal janë ikona të trimërisë. Po mbrojnë civilizimin perëndimor”

Luftëtarët ukrainas të ngujuar brenda fabrikës së çelikut Azovstal në qytetin e rrethuar të Mariupolit nuk janë duke luftuar vetëm për vendin por “për të gjithë civilizimin perëndimor”, ka thënë deputeti ukrainas, Andrii Osadchuk, përcjell Periskopi.

Duke folur për Sky News, Oradchuk i përshkruajti luftëtarët si “ikona të trimërisë” dhe tha se Ukraina është duke bërë çdo gjë që mundet për t’i shpëtuar “heronjtë tanë”.

“Ata nuk janë duke e mbrojtur vetëm Ukrainën, por të gjithë civilizimin e perëndimit. Kjo është me rëndësi të theksohet”, tha Osadchuk.

Ai foli edhe për sulmet e raportuara në Odesa, ku tha se: “Janë shkatërruar disa objekte jo-ushtarake. Disa hotele dhe qendra tregtare gjithashtu janë shkatërruar”, shtoi ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: