Luhansku po përgatitet për “referendumin për t’iu bashkuar Rusisë”

Luhansku po përgatitet për “referendumin për t’iu bashkuar Rusisë”

Rajoni i Luhanskut në lindje të Ukrainës, që është duke u kontrolluar nga rusët, po përgatitet për referendumin që të bëhet pjesë e Rusisë, ka njoftuar të enjten televizioni shtetëror rus, raporton agjencia AP. 

Në raportin e televizionit rus shihen fletëvotimet e printuara në një zyrë lokale. Një punonjës i zyrës ka thënë se fletëvotimet e para kanë nisur të dorëzohen në qendrat e votimit.

Po ashtu thuhet se kanë nisur punën edhe komisionet elektorale.

Votimi pritet të nisë të premten, ku do të shkohet derë më derë.

“Disa opsione janë paraparë. Do të shkojmë derë më derë, sigurisht, për të mos rrezikuar njerëzit. {do gjë është e organizuar, secili ka marrë instruksione, ne po punojmë”, ka thënë Marina Fomicheva, kryetare e një prej komisioneve lokale zgjedhore.

Mbi 460 qendra votimi do të hapen vetëm më 27 shtator, në ditën e fundit të referendumit.

Është shpallur ditë pushimi për këtë rajon.

Referendumet e planifikuara nga territoret ukrainase të okupuara nga Rusia janë kundërshtuar ashpër nga Perëndimi.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Shpërndaje në: