Luis Enrique: Do të doja që Guardiola të ishte trajneri i Spanjës

Luis Enrique: Do të doja që Guardiola të ishte trajneri i Spanjës

Seleksionuesi i kombëtares së Spanjës, Luis Enrique ka dhënë disa komente për të ardhmen e stolit të skuadrës së tij.

Trajneri spanjoll ka thënë se me shumë qejf do t’i pasonte detyrën e trajnerit të Spanjës, Pep Guardiolas.

Guardiola është aktualisht te Manchester City, por ka thënë se pas aventurës në ‘Etihad’ synon të drejtojë një kombëtare. Për këtë ka folur edhe Lucho.

“Do të doja atë, do të doja që Guardiola të ishte trajner i Spanjës. Do të ishte perfekte”, ka thënë Enrique, transmeton Periskopi.

“Për më shumë, do të doja kombëtaren tonë me vulën e tij. Nuk mendoj se Spanja mund të ketë trajner më të mirë”, shtoi Lucho. /Periskopi/

Shpërndaje në: