Luis Enrique: Spanja ka ardhur për futboll, e jo për politikë

Luis Enrique: Spanja ka ardhur për futboll, e jo për politikë

Selektori i Spanjës, Luis Enrique mbajti konferencë për medie para ndeshjes së nesërme me Kosovën/

Aka thënë se ekipi i tij është mirëpritur në Kosovë dhe se lojtarët kanë ardhur për të luajtur futboll e jo për t’u marrë me çështje politike.

Ai gjithashtu e ka vlerësuar Kosovën si një ekip shumë sulmues dhe ndeshjen e së mërkurës e ka vlerësuar shumë të vështirë.

“Përshëndetje të gjithëve, Pikë së pari dua të them se është atmosferë e mirë, njerëzit janë shumë të mirë, na kanë mirëpritur. Ne nuk kemi probleme këtu, pasi kemi ardhur të luajmë futboll dhe nuk merremi me çështje politike”, ka thënë Enrique. “Më pëlqen mënyra se si luan Kosova, është e ngjashme me ne, pasi mundohet të luajë në mënyrë sulmuese me topin në posedim. Dallon prej ekipeve tjera në grup, sepse sulmon dhe mbrohet mirë. Ne duhet të jemi të gatshëm, të përgatitur, sepse kjo do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”.

Në fakt, kjo ndeshje e vlefshme për botërorin “Katari 2022” është politizuar nga mediat spanjolle dhe vetë Federata spanjolle, që në asnjë rast nuk ka përmendur Kosovën, por i është referuar si Prishtinë. Kjo pasi Spanja nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

Takimi Spanjë – Kosovë luhet nesër me fillim nga ora 20:45.

 

Shpërndaje në: