Luis Suarez e kishte trupin me ngjitës: Goli i tij kundër Newcastlet është më i nënvlerësuari në histori të PL

Luis Suarez e kishte trupin me ngjitës: Goli i tij kundër Newcastlet është më i nënvlerësuari në histori të PL

Luis Suarez ishte forcë e pandalshme e natyrës te Liverpooli.

Pati shenja madhështie që nga dita e parë kur uruguaiani shkeli në ‘Merseyside’, por ishte sezoni 2012/13 dhe 2013/14 kur ai vërtetë ndezi dhe e mbajti nën këmbë Premier Leaguen.

Suarez shënoi plot 61 gola në 81 paraqitje përgjatë dy sezoneve dhe barazoi rekordin e golave të Cristiano Ronaldos për një fushatë me 38 ndeshje, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, këtu jemi për të folur në lidhje me golin më të nënvlerësuar në histori të Premier Leagues, të cilin e shënoi kundër Newcastle Unitedit në nëntor të vitit 2012.

Me Jose Enriquen që lansoi një krosim brilant mbi mbrojtjen e Newcastlet, Suarez – sikur të ishte i mbuluar me ngjitës – ndali topin dhe e kontrolli nën presion të jashtëzakonshëm nga Fabricio Coloccini.

Dhe pastaj të kesh qetësinë dhe aftësitë për ta dribluar Tim Krulin vetëm gjysmë sekondi më vonë, është thjesht nivel tjetër.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: