Luiz Ejlli ngriti një dolli për të, Berisha: Kampion i showbiz-it, e falenderoj

Luiz Ejlli ngriti një dolli për të, Berisha: Kampion i showbiz-it, e falenderoj

Luiz Ejlli ngriti një dolli për kreun e PD-së, Sali Berisha në natën e ditëlindjes së Kiarës.

Teksa ishin duke festuar brenda shtëpisë së BBV, Luizi tha se po ngrinte një dolli edhe për Berishën.

Ky i fundit e ka falenderuar këngëtarin për dollinë. I ftuar në Syri.tv, Berisha tha se Ejlli ka përdorur gjithë talentin e tij të pamohueshëm për të tërhequr fansa në mënyrë të shpejtë, teksa e ka falenderuar për dollinë që Luizi ka ngritur për të.

Eshtë një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publiket në fushën e tij të showbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”, tha Berisha.

 

Shpërndaje në: