Lukaku gjithnjë e më afër Chelseat, tifozët ultras të Interit i dërgojnë mesazh kërcënues Interit

Lukaku gjithnjë e më afër Chelseat, tifozët ultras të Interit i dërgojnë mesazh kërcënues Interit

Transferimi i raportuar i Romelu Lukakut te Chelsea nga Interi ka ndikuar që ultrasit e Interit t’i dërgojnë një mesazh klubit rreth këtij transferimi.

Belgu ishte kyç në triumfin e skuadrës në titullin e parë në Serie A pas një dekade, por e ardhmja e tij në klub ka qenë në dyshim për shkak të problemeve financiare të ‘Nerazzurrëve’.

Dhe kështu, klubi mund t’i shesë disa prej emrave më të mëdhenj për të krijuar fonde, por pjestarë të ultrasve ‘Curva Nord’, janë kundër një veprimi të tillë, transmeton Periskopi.

Fabrizio Romano on Twitter: "Romelu Lukaku deal. Banner from Inter ultras  at club headquarters in Milano: “Board... pay attention... promises should  be kept”. ? #CFC #Inter Chelsea are preparing a new official

Ultrasit kanë zbuluar një baner në zyrat qëndrore të klubit, ku shkruhej: ”Për klubin, kujdes… premtimet duhet të mbahen.”

Ata pastaj shtuan një deklaratë, duke thënë: ”Çfarëdo lloj transferimi tash e tutje duhet të jetë, siç jemi pajtuar, për ta përmirësuar skuadrën. Të sjellësh para pa investime adekuate është e papranueshme.

”Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq dhe të trajtohemi si budallenj dhe do të veprojmë bazuar në atë që na është thënë në fund të sezonit. Nuk mendojmë se ka nevojë të shtohet diçka tjetër tash për tash.” /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: