Lukaku në ‘listë’ të PSG-së, shihet si zëvendësues për Mbappen

Lukaku në ‘listë’ të PSG-së, shihet si zëvendësues për Mbappen

Skuadra e PSG-së ka shfaqur interesim për sulmuesin e Chelseat, Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg para pak ditëve është përplasur me trajnerin Thomas Tuchel, pas deklaratës së fundit që tregoi dëshirën për rikthimin te Inter, duke u sanksionuar nga klubi me një gjobë rreth 500 mijë euro.

Sidoqoftë, sipas “El Nacional”, “blutë” janë të hapur për shitjen e ish-yllit të Evertonit, me PSG-në që shihet si favorit pasi pritet largimi i Mbappe.

Raporti shton se klubi i Ligue 1 është edhe gati të shpenzojë 90 milionë euro për të nënshkruar me Lukakun dhe shton se sulmuesi mund të jetë i hapur për kalimin në “Parkun e Princave”. Kujtojmë, se Lukaku ka shënuar tetë gola dhe dhuruar dy asistime në 20 ndeshje për Chelsean, derisa ka kontratë deri në vitin 2026.

Shpërndaje në: