Lukaku nuk e ka mendjen te Unitedi, drejt largimit

Lukaku nuk e ka mendjen te Unitedi, drejt largimit

Manchester United ka vendosur ta shesë sulmuesin Romelu Lukaku, i cili është i hapur për eksperienca të reja, duke parë vështirësitë e tij me “Djajtë e Kuq”.

Ka qenë agjenti i lojtarit, Federico Pastorello që para pak muajsh deklaroi në mediet belge se e ardhmja e Lukakut është e hapur.

Për shërbimet e tij deri tani ka shfaqur interes Interi, PSG dhe Bayern Munich. Gjithsesi agjenti italian ka thënë se një lëvizje drejt Serie A pëlqehet më shumë nga Lukaku, i cili ka dëshirë të provojë eksperienca dhe futboll të ndryshëm.

Related image

Më e fortë bëhet kjo hipotezë, pasi emri i Antonio Contes lidhet me Interin dhe Juventusin, për të marrë drejtimin në fund të këtij sezoni. Sulmuesi dhe trajneri kanë një lidhje të veçantë mes tyre që kur Conte drejtonte Chelsean dhe e kërkoi në skuadër belgun, por United e bleu për 75 milionë funte nga Evertoni.

Lukaku është në listën e lojtarëve që trajneri Solskjaer do të largojë me idenë për të rindërtuar një skuadër të re, me idetë e tij.

Shpërndaje në: