Lukaku rikthehet pasi kërkoi falje dhe ‘hëngri’ gjobë të majme: Chelsea-Tottenham, formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Në Stamford Bridge, Chelsea dhe Tottenham Hotspur zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës EFL (të njohur edhe si Carabao Cup).

Në këtë sezon janë kthyer gjysmëfinalet me dy sfida, pasi në edicionin e kaluar ishte zhvilluar vetëm një takim.

Strategët Thomas Tuchel dhe Antonio Conte i kanë përgatitur taktikat e tyre për përballjen e parë në këtë garë.

Formacioni startues i Chelseat: Kepa; Azpilicueta, Rudiger, Sarr; Mount, Jorginho, Saul, Marcos Alonso; Ziyech, Havertz; Lukaku.

Formacioni startues i Tottenham Hotspur: Lloris; Tanganga, Sanchez, Davies; Emerson, Skipp, Hojbjerg, Doherty; Son, Kane, Lucas Moura.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave (më 12 janar) në stadiumin e Spursave.