Lukaku zbarkon në Itali, tifozët interistë e presim me entuziazëm

Lukaku zbarkon në Itali, tifozët interistë e presim me entuziazëm

Romelu Lukaku ka zbarkuar në Itali, me sulmuesin që është gati tashmë të rikthehet zikaltër.

Belgu është pritur me entuziazëm nga tifozët interistë të cilët në kor thërrasin emrin e sulmuesit, i cili në këtë mënyrë do të nisë edhe eksperiencën e dytë te Interi.

Belgu vjen me anë të formulës së huazimit për 1 vit nga Chelsea, teksa dështoi të shfaqte cilësitë me londinezët ndërsa italianët pasi e shitën për 100 milionë euro tashmë paguajnë vetëm tetë milionë euro në drejtim të Bluve të Londrës.

Sakaq, sapo ka shkelur në Milano, Lukaku është pritur nga tifozë të shumtë të Inter të cilët kanë nisur menjëherë të thërrasin në kor emrin e tij. Nuk mungoi edhe një përshëndetje nga ana e Lukakut në drejtim të tifozëve, ndërsa do të provojë edhe një tjetër herë që t’i bëjë të dashurohen pas tij me golat vendimtarë që priten të vijnë nga këmbët e 29-vjeçarit.

VIDEO

 

Shpërndaje në: