Lukashenko nënshkruan ligjin: Dënim me vdekje ndaj atyre që tentojnë akte terroriste

Lukashenko nënshkruan ligjin: Dënim me vdekje ndaj atyre që tentojnë akte terroriste

Bjellorusia ka vendosur ligjin me dënim me vdekje ndaj atyre që tentonjë akte terroriste, kanë raportuar agjensitë ruse të lajmeve, akuza që rëndojnë mbi shumë aktivistë opozitarë në vendin ish-Sovjetik, përcjell Periskopi.

Bjellorusia- një aleate e afërt me Rusinë- është shteti i vetëm në Evropë që vazhdon të kryej ekzekutime pavarësisht thirrjeve për një moratorium.

“Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, ka nënshkruar një ligj që mundëson dënimin me vdekje për tentimin e akteve terroriste”, raportoi agjensia e lajmeve RIA Novosti, duke cituar një portal qeveritar.

Në njoftim thuhet se ligji do të hy në fuqi 10 ditë pas shpalljes së tij. /Periskopi/

Shpërndaje në: