Lukashenko për hallakamën në kufijtë e BE-së: I ndihmuam refugjatët sepse jemi sllavë e kemi zemër

Lukashenko për hallakamën në kufijtë e BE-së: I ndihmuam refugjatët sepse jemi sllavë e kemi zemër

Lideri autoritar i Bjellorusisë i ka thënë BBC-së që është “absolutisht e mundshme” që forcat e tij i kanë ndihmuar emigrantët të kalojnë në Poloni por ka mohuar që i kishte ftuar.

Në një intervistë ekskluzive në pallatin presidencial në Minsk, ai tha: “Mendoj që është absolutisht e mundshme. Jemi sllavë. Kemi zemra. Trupat tona e dinë se emigrantët po shkonin në Gjermani.”

“Ndoshta disa i ndihmuan. As që do të merrem me këtë punë.”

Sidoqoftë, ai mohoi që kishte ftuar mijëra emigrantë për të provokuar krizën e kufirit, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Aleksandër Lukashenko ka qenë në pushtet në Bjellorusi prej 1994-s, por rizgjedhja e tij si president ishte kritikuar gjerësisht nga Perëndimi dhe nuk ishte njohur nga BE-ja.

Ai është akuzuar nga Bashkimi Evropian se ka orkestruar krizën e kufirit me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë në muajt e fundit në shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve.

Shpërndaje në: