Lukashenko pretendon se Ukraina ka lëshuar raketa në Bjellorusi, s’jep prova

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko pretendon se Ukraina u përpoq të sulmonte objektet ushtarake në territorin bjellorus tre ditë më parë.

Lukashenko, një aleat kryesor i Vladimir Putinit të Rusisë, tha se të gjitha raketat ishin kapur, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Belta, shkruan SkyNews.

Ai tha se vendi i tij nuk dëshiron luftë me Ukrainën.

Udhëheqësi bjellorus nuk dha prova për pretendimet e tij.

Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Rusisë dhe e lejoi Moskën të përdorte territorin bjellorusi për të dërguar trupa në Ukrainë më 24 shkurt.