Lulzim Voca, shqiptari që po kandidon për deputet në Finlandë

Lulzim Voca, shqiptari që po kandidon për deputet në Finlandë

Lulzim Voca kishte emigruar në Finlandë në  vitin 1992. Nga viti 1993 ai jeton dhe vepron në Jyvaskyla të Finlandës.

Voca ka punuar në Qeverinë Krahinore të mesit të Finlandës. Ne vitin 2011 ai kishte kandiduar për deputet në Parlamentin e Finlandës por nuk fitoi vota të mjaftueshme, raporton Periskopi.

Tani në zgjedhjet komunale të vitit 2017 është kandidat për asambleist në Komunën e Jyvakylas nga partia Konservative Finladeze.

Njekohesisht, Lulzim Voca është  edhe njëri ndër themeluesit e Rrjetit të bizneseve shqiptare të Finlandës ku është shpërblyer me mirënjohje për kontributin e dhënë.

Atë e ka përkrahur edhe kryetari I Partisë Konservative Finlandeze, ministri i Financave Petteri Orpo. /Periskopi/


Ministri i Financave i Finlandës, Petteri Orpo (në të majtë) dhe Lulzim Voca 

Shpërndaje në: