Luma: Astriti u shndërrua në tragjedi derisa ishte në duar të pushtetit

Luma: Astriti u shndërrua në tragjedi derisa ishte në duar të pushtetit

 

Në një postim në Facebook, ai thotë se ministri i Shëndetësisë, ai i Brendshëm dhe i Drejtëisë duhet të japin dorëheqje.

Postimi i plotë:

Teorikisht, logjikisht dhe matematikisht, sipas te gjitha mbledhje/zbritjeve dhe, konform krejt ekuacioneve te mundshme (me te njohura dhe te panjohura), pushteti/qeveria, edhe nese s’ka qene kreatore e tragjedise se Prizrenit, ajo eshte pergjegjese sepse e ka neglizhuar rastin.
Pra, e ka toleruar tragjedine brenda burgut, ne duar te te cilit ka qene nje djale i ri i Kosoves.
Ketu implikohen, direkt, Shendetesia, Rendi dhe Drejtesia.
Pas çfaredo perfundimi, qe te tre keta ministra duhet dhene doreheqje dhe, me pas, duhet hetuar pergjegjesia ne hierarki.
Astrit (Avni) Dehari eshte shnderruar ne tragjedi derisa ishte ne duar te pushtetit.
Imagjinojeni, po te ishte Astriti Zvezdan, çka kish me ndodhe, krejt, kendejpari dhe deri ne Kombet e Bashkuara!

Shpërndaje në: