Lumezi e mbjellë një pemë pak para protestës kundër tij

Lumezi e mbjellë një pemë pak para protestës kundër tij

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i është bashkuar fushatës “Mbill një Pemë”, me ç’rast ka mbjellur një pemë në oborrin e Prokurorisë së Shtetit në kujtim të të gjitha viktimave të krimit në Kosovë.

Kryeprokurori Lumezi është shprehur se nominimi  për këtë sfidë nga Vasfije Krasniqi – Goodman, përbënë nder, njëkohësisht edhe një detyrimin qytetarë që duhet të na vetëdijesoj të kujdesimi më shumë për ambientin në të cilin jetojmë.

“Me kënaqësi kam pranuar këtë sfidë nga Krasniqi – Goodman e cila personifikon shembullin me të mirë të një heroine. Këtë pemë të mbjellur ia dedikoj të gjitha viktimave që kanë pësuar nga të gjitha format e krimit në periudha të ndryshme në Kosovë. Po ashtu, si qytetarë duhet të kujdesimi më shumë për ambientin që na rrethon, në mënyrë që të kemi një mjedis më të shëndetshëm dhe më të pasur”, ka thënë Kryeprokurori i Shtetit. Të nominuarit për këtë sfidë nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi janë: Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet dhe Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në: