Lumir Abdixhiku: Të gjithë do të mburremi me projektet dhe zhvillimin që Përparim Rama do ia bëjë Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga kandidati për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, kanë takuar banorët e kryeqytetit.

Abdixhiku, ka thënë se programi i LDK-së, me në krye Përparim Ramën, është platformë transformuese e përvojës tonë këtu. Prishtina, banorët e saj, pas shumë vitesh stagnimi, meritojnë ide të mëdha, projekte të mëdha, transformime rrënjësore.

“Jam i bindur se, si arkitekt e urbanist i dalluar që është, Përparimi dhe ekipi i tij do të bartin këtë transformim në epokën e re të kryeqytetit; me të cilën epokë do të mburremi të gjithë”, ka thënë ndër të tjera Abdixhiku.

Shkrimi i plotë nga kryetari i LDK-së:

Sot, bashkë me Përparimin dhe në shoqërim të Kujtimit, Gazit e Imriut, takuam kandidatët tanë për asamble në kryeqytet.

Programi i LDK-së në Prishtinë është platformë transformuese e përvojës tonë këtu. Prishtina, banorët e saj, pas shumë vitesh stagnimi, meritojnë ide të mëdha, projekte të mëdha, transformime rrënjësore.

Jam i bindur se, si arkitekt e urbanist i dalluar që është, Përparimi dhe ekipi i tij do të bartin këtë transformim në epokën e re të kryeqytetit; me të cilën epokë do të mburremi të gjithë.

Pasdite, ndërsa, takuam banorët e Banesave të Bardha. Aty prezantuam projektet e kyçjes në ngrohtore, krijimin e hapësirës së gjelbërt e rekreative për fëmijë, të rinj e të moshuar – për të gjithë; rregullimin e parkingjeve familjare e rigjenerimin e fasadave të reja që tashmë në zymtësinë e tyre i kanë humbur namin e bardhë kësaj ane.

https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10158540071932759

Shpërndaje në: