Lushi: E pështirë, Kurti sot shuplakiti të gjithë aktivistët e VV-së

Lushi: E pështirë, Kurti sot shuplakiti të gjithë aktivistët e VV-së

Pas takimit me ish- Përfaqësue​sin Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish- Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Pieter Feith, në shënim të 10-vjetorit të përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti, po ashtu organizoi një pritje për Feith, në ndërtesën e Qeverisë.

Aktivisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi, në një postim në Facebook ka kritikuar kryeministrin Kurti për këtë ndërrim të qasjes.

Lushi ka thënë se kryeminsitrit pa u skuqur fare pranoi dhe sajdisi në takim ish-shefin e ICO-së Peter Feith, të cilin e kishte akuzuar si mbret dhe sundues kolonizator të shtetit të Kosovës.

Postimi i Lushit:

Sot Albin Kurti pa u skuqur fare pranoi dhe sajdisi në takim ish-shefin e ICO-së Peter Feith, të cilin e kishte akuzuar si mbret dhe sundues kolonizator të shtetit të Kosovës. Sot Albin Kurti u tall me krejt aktivistët e VV-së që kanë rezistuar dhe kanë bërë burg duke përdorur trupat e tyre për të ekzekutuar gjykimet e Kurtit për të huajt në Kosovë. A e ka pasë përnjëmend atëherë apo tash, luftëtari antikolonialist Kurti?! Çka është ky fetish i yti i vonuar për të huajt sot, Albin Kurti?

Sot aktivistët e VV-së u shuplakitën pamëshirshëm nga i pari i VV-së që i yshtte të sulmonin të huajt dhe rrotullonin makinat e tyre sepse Kosova ishte e qytetarëve të Kosovës. Më vjen keq që nga mijëra aktivistë të VV-së që sot nuk guxojnë të bëjnë as gëk e as mëk me këto sjellje përdhunuese të Kurtit me njerëzit e VV-së që donin Kosovën të jetë pikësëpari e popullit të saj.

Sot u tregua qartas edhe që opozita është në koma të thellë dhe meritojnë të shkilen nga Albin Kurti që luan me ta si me budallenj sepse as opozita nuk e qiti asnjë fjalë nga goja të ekspozonte Kurtin me presh në dorë se nuk ishin tradhëtarë dhe të shitur kur bashkëpunonin dhe u subordinoheshin mbretërve dhe sundimtarëve kolonizatorë. Kosovës i duhet opozitë e re dhe opozitarë që nuk tuten.

Sa është shpërfytyruar Albin Kurti. Peter Faith sot takoi një anti- Albin Kurti. A e njeh më veten Albin Kurti?! E dhimbshme dhe e pështirë.

Shpërndaje në: