Lushi për statusin e Gërvallës: Ta anashkalosh UÇK-në, duhet të jesh abnormal ose të urresh veten

Lushi për statusin e Gërvallës: Ta anashkalosh UÇK-në, duhet të jesh abnormal ose të urresh veten

Shqiptaro-amerikani Uk Lushi ka reaguar ndaj një statusi të fundit të ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila shkroi për përvjetorin e çlirimit të Kosovës mirëpo nuk e përmendi UÇK-në.

Sipas Lushit, që ka qenë edhe anëtar i Batalionit Atlantiku, mospërmendja e UÇK-së është urrejtje e vetvetes apo abnormalitet.

“Nuk i kuptoja shqiptarët që nuk guxonin të thonin emërtimin UÇK gjatë pushtimit dhe përpjekjes për liri, por i mirëkuptoja dhe  mëshiroja. Tuteshin. Robëria e gjatë e lind mentalitetin e skllavit, i cili nga disa nuk largohet lehtë. Por sot, 23 vjet pas çlirimit, të mos guxosh apo të anashkalosh UÇK-në në çlirimin dhe lirinë e Kosovës, UÇK-në që në thelb ishte ajka patriotike e popullit shqiptar, duhet të jesh ose abnormal ose të urresh veten.”, shkruan ai.

“Urime Dita e Çlirimit, Kosovë!”, përfundon Lushi.

Shpërndaje në: