Lushi solidarizohet me Kocin: Lukunitë shqiptare me mendësi fashiste sulmuan avokatin

Lushi solidarizohet me Kocin: Lukunitë shqiptare me mendësi fashiste sulmuan avokatin

Ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi, i ka dalë në mbrojtje avokatit kosovar Arianit Koci, i cili sot ka marrë kërcënime e fyerje pas një deklarate publike që lidhet me bartjen e shamisë si shprehje fetare nga gratë në Kosovë.

Lushi ka thënë se ndjen obligim të solidarizohet me avokatin Koci, i cili “u është nënshtruar sulmeve të lukunive të disa shqiptarëve mendjembyllur dhe me mendësi fashiste”.

“Ftoj të gjithë intelektualët dhe shqiptarët e civilizuar të reagojnë kundër falangistëve të të gjitha llojeve në kombin shqiptar. Nëse nuk ka reagime shoqëritë shqiptare do të zhyten në terr dhe fanatikët fetarë dhe partizanë do ta shkatërrojnë kulturën tonë dhe kombin shqiptar. Koci është një aktivist i lirisë njerëzore, fetare dhe ideologjike. Sulmet e fundit ndaj tij janë sulme kundër krejt ne shqiptarëve që e duam kombin tonë të lirë dhe demokratik”, ka shkruar ai në Facebook.

“Nuk e di sa po e vëreni, por te ne, në mënyrë rapide mos me thënë shqetësuese, po rritet numri i zonjave dhe zonjushave që kanë filluar me e vendosë mbulesën në kokë. Dhe atë, jo mbulesën çfarë e kanë bartë disa gjyshe tana, por mbulesë tipike që e shprehë përcaktimin fetar”, shkroi Koci sot.

Pas kësaj deklarate, ai ka reguar edhe njëherë, duke u shprehur për kërënimet që kishin pasuar si pasojë e deklarimit të tij.

Shpërndaje në: