Lushtaku i PDK’së: Vjedhja e 2 milionë eurove, krim i organizuar ndërinstitucional

Lushtaku i PDK’së: Vjedhja e 2 milionë eurove, krim i organizuar ndërinstitucional

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku nëpërmjet një konference për media ka denoncuar edhe njëherë rastin e fundit të vjedhjes së 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Lushtaku ka thënë se vjedhja e 2 milionë eurove është krim i organizuar i madh ndërinstitucional.

“PDK si parti opozitare është duke u angazhuar për një kohë të gjatë në denoncimin e keqqeverisjes për angazhimin e saj në Kuvendin e Kosovës me seanca dhe me Komisione Hetimore siç është rasti i privatizimit, hidrocentraleve dhe vjedhjeve gjatë pandemisë. PDK është e vendosur të mos ndalet së denoncuari krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ditët e fundit qytetarët e Kosovës janë dëshmitarët në një nga dështimet më të mëdha të qeverisë Hoti në 20 vitet e ekzistimit të institucioneve të Kosovës. Vjedhja mbi 2 milionë nga Thesari i Shtetit për pak minuta është krim i madh i organizuar ndërinstitucional. Por qeveria në vend të dhënies së përgjegjësisë po hesht dhe po mundohet të gjejë përgjegjësinë diku tjetër. Kryeministri Hoti në këtë rast edhe ministrja Bajrami po mundohen t’i ikin përgjegjësisë politike e ligjore të improvizuar me konferenca për shtyp. “, tha Lushtaku.

Shpërndaje në: