Lushtaku kritika qeverisë për qasjen ndaj veteranëve: S’kanë jap asgjë për vendin, për ta është fyerje me ua përmend UÇK-në

Lushtaku kritika qeverisë për qasjen ndaj veteranëve: S’kanë jap asgjë për vendin, për ta është fyerje me ua përmend UÇK-në

Ish-gjenderali i UÇK-së dhe nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti në dorëheqje në raport me kategoritë e dala nga lufta, shkruan Periskopi.

Lushtaku tha në Periskopi se ajo se çfarë po bën Qeveria Kurti me familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës është “jonjerëzore”

“Asnjë pjesëtarë i UÇK-së nuk e ka mendu që ne mas pari kemi me e prit lirinë, por asnjë pjesëtar i UÇK-së  nuk e ka besu që pas luftës kemi me kërku beneficione apo dicka të tillë, por mendoj që institucionet e këtij vendi duhet me qenë të përgjegjshme mas pari ndaj familjeve të dëshmorëve, por edhe ndaj invalidëve të luftës. Me informacionet e mia, djemtë që sot kanë probleme shëndetësore, që ju mungojnë gjymtyrët e trupit nuk trajtohen nga kjo qeveri. Kjo është fatkeqësia më e madhe, pavarësisht bindjeve tona politike unë mendoj që institucionet e këtij vedi duhet me kanë të kujdesshme ndaj pjesëtarëve të UÇK e sidomos ndaj dy kategorive: familjeve të dëshmorëve dhe ndaj invalidëve të luftës. Ky trajtim nuk po ndodhë, po ndodhë një përbuzje, po e shoh përditë një pjesë e deputetëve që bëjnë hajgare dhe thojnë pse po e përmendi luftën ju. Kjo nuk është njerëzore, nuk është normale. Fatkeqësisht që një pjesë e atyre që sot janë në qeveri dhe një pjesë e atyre që janë deputetë, vendit të vet nuk i kanë dhënë asgjë dhe është fyerje për ata nëse ti ja përmend UÇK-në, familjet e dëshmorëve,  invalidin dhe veteranët e UÇK”, tha Lushtaku në Periskopi.

Intervisten e plotë e gjeni më poshtë:

Shpërndaje në: