Lushtaku: Kurti hajgaregji, problemi në Veri zgjidhet politikisht e jo me polici

Lushtaku: Kurti hajgaregji, problemi në Veri zgjidhet politikisht e jo me polici

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku vlerëson se problem i Mitrovicës zgjidhet politikisht dhe jo nëpërmjet aksioneve policore në veri.

Në një prononcim për Indeksonline, nënkryetari i Skenderajt thotë se e njeh mjaft mirë problemin e Mitrovicës, dhe se duhet menduar mirë, para se të merren veprime.

Duke komentuar aksionin e fundit në veri, ai thotë se ky ka qenë gabimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Kjo ka qenë si më ia dhënë një shuplakë Kosovës, këto tentativa. Por, ai nuk e ka seriozisht. Ky është hajgaregji. Nëse vendos me hy në veri me policë, duhet me analizuar mirë vendimin që po e merr. Nuk ka pas nevoje më shku me policë në veri të Mitrovicës. Unë mendoj se meqë ka vendos më shku, ka qenë dashur që me vendos ata për të cilën ka shku atje. Jo me luajt me ndjenja të policëve. Me i rreziku policët pa nevojë”, ka theksuar Lushtaku.

Kujtojmë se Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier pati kërkuar nga Kosova që të shtyhet për një muaj aplikimi i reciprocitetit me dokumente ndaj Serbisë.Në anën tjetër, për këtë javë është paralajmëruar një takim mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb në Bruksel.

Shpërndaje në: