Lutfi Haziri: Mbështetja masive po e vulos fitoren e LDK-së në Gjilan
Lutfi Haziri, ka deklaruar se mbështetja e madhe nga Arbëria, Zabeli, Lagjja e Vishnjeve dhe Velekinca është dëshmi e qartë se fitorja e LDK-së në Gjilan do të realizohet që në raundin e parë më 12 tetor.
Ai ka falënderuar banorët për besimin e treguar ndaj kandidatit për kryetar, Arbër Ismajli, si dhe kandidatëve për Asamble Komunale: Demush Vokshi, Gentrit Murseli, Driton Nuhiu, Hesat Berisha, Isa Musliji dhe Ilir Ramadani, raporton Periskopi.
“Kanë mbetur edhe pak ditë deri në fitoren historike të LDK-së, për ta kthyer vëmendjen dhe kujdesin e Komunës në investime. Ai po vjen – besë dhe shpresë për Gjilanin,” ka theksuar Haziri.



