Lutfi Haziri përmbys rezultatin, i merr epërsinë Hysenit të VV-së

Lutfi Haziri përmbys rezultatin, i merr epërsinë Hysenit të VV-së

Në të dhënat e fundit të publikuara në Komisionin Qendror Zgjedhor, Lutfi Haziri i LDK-së i ka rrëmbyer epërsinë Alban Hysenit të Vetëvendosjes.

Gjilani është kthyer kështu në një ndër garat më të ngushta dhe më të kontestuara në Kosovë.

Haziri ka një epërsi të vogël prej 43 votash në raport me Alban Hysenin e Vetëvendosjes.

I pari ka fituar 16 mijë e 177 vota, derisa Alban Hyseni ka 16 mijë e 134 vota, përcjell Periskopi.

Përkthyer në përqindje, kjo nënkupton se Haziri ka 44.22 për qind, ndërsa Alban Hyseni i ka 44.10 për qind.

Sipas të gjitha gjasave, kjo garë do të shkojë në balotazh.

Shpërndaje në: