Lutuni, lutuni, lutuni: 17 misionarë amerikanë me familje kidnapohen në Haiti

Lutuni, lutuni, lutuni: 17 misionarë amerikanë me familje kidnapohen në Haiti

Një grup prej 17 misionarësh amerikanë, përfshirë fëmijët, janë kidnapuar nga një bandë e armatosur kriminale në Haiti.

Misionarët ishin rrugës për në shtëpi nga ndërtesa e një jetimoreje, sipas autoriteteve.

Deklrata tha që drejtori i misionit ishte duke punuar me ambasadën amerikane, dhe që familja e drejtorit bashkë me një person të paidentifikuar kishin qëndruar në bazën e misionit, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Kidnapimet ndodhën mes orës 8 dhe 10 të mëngjesit të së shtunës.

Sipas Washington Post, një prej të kidnapuarve kishte arritur të dërgonte një mesazh në WhatsApp duke kërkuar ndihmë.

“Ju lutemi të luteni për ne!! Po mbahemi peng, e kidnapuan shoferin tonë. Lutuni, lutuni, lutuni. Nuk e dimë kah po na çojnë.” /Periskopi 

Shpërndaje në: