Lyon beson se ky futbollist do ta mbajë Messin në ‘xhep’

Lyon beson se ky futbollist do ta mbajë Messin në ‘xhep’

Lyon sonte takohet me Barcelonën me fillim nga ora 21:00, në kuadër të fazës së 1/16-ave të Ligës së Kampionëve. 

Francezët janë më të motivuar se kurrë, ndërsa mesfushori Houssem Aouar beson se Ferland Mendy do të arrijë ta stopojë pesë herë futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messin.

Edhe trajneri i Lyon ditë më parë deklaroi se ai ka një plan të studiuar mirë për ta ndalur yllin argjentinas, transmeton Periskopi.

Image result for Ferland Mendy Messi

”Mendoj që Mendy është gati të ndalë Lionel Messin”, tha fillimisht Aouar.

”Jemi përgatitur mirë dhe jemi gati për këtë ndeshje”, përfundoi ai.

Lyon kërkon befasinë sonte ndaj Barcelonës, duke ditur që këta të fundit nuk kanë treguar ndeshje të mira në këtë fazë të sezonit. /Periskopi/

Shpërndaje në: